|
|
Implantim |
I m p l a n t i m i ose mbjellja e dhëmbëve është zëvendësim i dhëmbëve të humbur me anë të implantit(pjesë artificiale që futet në ashtin e nofullës,mbillet, me procedurë kirurgjike)i cili luan rolin e rrënjës së dhëmbit që mungon.Mbi implant(shraf)më vonë vendosen dhëmbët e porcelanit ose protezat klasike,varësisht nga situata dhe dëshira e pacientit.Për të kuptuar më mirë këtë veprim,më poshtë kemi një ilustrim skematik që tregon mënyrën e mbjelljes ose implantimit.
Si që shihet nga ilustrimi më lart,është bërë krahasimi i dhëmbit normal(natyral)dhe implantit gjegjësisht shrafit ose vidës artificiale.Mund të vreni se implanti zëvendëson rrënjën e dhëmbit dhe mbi të vëndohet kurora artificiale(pjesa që ka formën e dhëmbit dhe që duket në gojë).
Në ilustrimin e më poshtëm shihet një rast skematik ku mungojnë më tepër dhëmbë,të cilët zëvendësohen me mbjellje(implantim).
|
|